75 Mall Live Search
11:15 / E Diele, 10 Prill 2022 / MSH

Rikthehen temperaturat e ulëta, në disa vende bie borë

Ditët e para të prillit janë shoqëruar me mot të ndryshueshëm.

Vetëm në tri ditët e fundit ka pasur një luhatje të dukshme të motit dhe temperaturave.

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu dhe erëra, teksa në disa vende ka pasur edhe reshje bore.

Lexues të Indeksonline nga Mollopolci i Komunës së Shtimes kanë dërguar pamje se si bora ka mbuluar fshatin.

Ndryshueshmëri të kushteve atmosferike ka paralajmëruar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas Institutit, vendi do të ndikohet nga masa të ajrit me presion të ulët atmosferik, teksa do të ketë vranësira të dendura, të shoqëruara me reshje shiu apo bore.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius” thuhet në njoftim./Indeksonline/