Rikthehet Adele, së shpejti do të sjell diçka të re

Adele së shpejti do të publikojë diçka të re, pas një pauze 5 vjeçare.
U spekulua se Adele do ta lansojë albumin e saj të ri në tetor të 2019-tës, por lajmi doli të jetë i rremë, shkruan Indeksonline.
Menaxheri i saj Jonathan Dickins dhe agjenti Lucky Dickins thanë se këtë vit ajo do të sjellë një vazhdim të albumit të saj të suksesshëm “25’”.
Albumi i saj i fundit, i lansuar në nëntor të vitit 2015 u shit 22 milionë kopje në mbarë botën.

Mbetët të shihet nëse këtë herë ajo do ti referohet fundit të martesës së saj, me Simon Konecki.
Çifti u ndanë në prill, pas një martese tre vjeçare, ku kanë një djalë të quajtur Angelo./Indeksonline/
