Rikthehet bisha e Kosovës – Muriqi gati për ta “shkatërruar” Trabzonsporin

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të luajë nga minuta e parë për Fenerbahcen.
Ekipi i Fenerbahces sonte nga orën 19:30 do të luajë kundër Trabzonsportit në kuadër të Kupës së Turqisë, transmeton Indeksonline.
Muriqi në ndeshjen e fundit kundër Kayserisporit, hyri nga banka rezervë dhe shënoi një gol nga pika e bardhë.
Kosovari ka pasur probleme me lëndime kohët e fundit, por tashmë ai është i gatshëm 100%./Indeksonline/