20:53 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / AR

Rikthehet Bora Zemani: U përputha prapë me “Për’puthen”

Bora Zemani është rikthyer sërish si moderatore në “Për’puthen”.

Ajo ka postuar imazhe nga skena e programit.

“U përputha prapë me Për’puthen”, ka shkruar ajo krah imazheve.

Të shumta ishin urimet e rikthimit të saj.

Ndryshe, Bora do të jetë çdo pasdite në “Për’puthen” ndërsa çdo të premte në “Dancing with the Stars”.