75 Mall Live Search
17:30 / E Mërkurë, 02 Janar 2019 / indeksADMonline

Rikthehet Casemiro

Real Madrid ka marrë lajmin më të mirë të mundshëm për këtë fillim vit.

Real Madridit po i rikthehet Casemiro nga lëndimi.

Pas më shumë se dy muaj jashtë fushës së gjelbër, mesfushori brazilian po rikthehet te madrilenët para përballjes me Villarealin.

Casemiro ka bërë 14 paraqitje në këtë sezon, para se të pësonte lëndim në kyçin e këmbës.

Santiago Solari e ka ftuar brazilianin në ndeshjen e ndaj Villarealit, e që padyshim se është një lajm fantastik për ta.