18:31 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rikthehet ‘Çka ka Shpija’ publikohet promo e sezonit të 6-të

Një ndër serialet më të ndjekura dhe më të pëlqyera në vend ‘Çka ka Shpija’ po rikthehet me një sezon të ri.

Seriali i cili për 5 sezone ka shënuar sukses dhe shikueshmëri të madhe, tashmë ka publikuar promon paralajmërues të sezoni të 6-të me radhës, shkruan Indeksonline.

Natyrisht, seriali rikthehet me të njëjtit personazhe të cilët kanë fituar simpatin e publikut me rolet kryesore të ‘Xhekut’ I luajtur nga aktori, Naser Rafuna, dhe ‘Rabis’ e interpretuar nga aktorja e njohur, Grea Pallaska.

Seriali do të transmetohet në televizionin publik ‘RTK’ çdo të hënë me fillim nga ora 20:10./Indeksonline/