Rikthehet Conor McGregor në boks pas 7 vjetësh, do të përballet me ish-kampionin e WWE

Luftëtari irlandez i UFC-së, Conor McGregor do të bëjë rikthimin e tij në boks.
Ai do të ndeshet kundër Youtuberit dhe njëkohësisht ish-kampionit në WWE, Logan Paul.
Këtë e konfirmoi vetë McGregor, në një postim në X.
The rumors of a bout with topurio are false. I am in preliminary agreements with the Ambani family to face Logan Paul in a boxing exhibition in India.
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) December 17, 2024
I have agreed.
I will then seek my return to the Octagon.
Kjo do të jetë edhe meçi i parë i tij në boks, që nga viti 2017 ku ishte ndeshur me boksierin legjendar, Floyd Mayweather në të cilën kishte humbur.
McGregor, gjatë këtij viti ka humbur procesin gjyqësor ndaj Nikita Hand, pasi që ishte akuzuar për përdhunim ndaj irlandezes në Dublin në vitin 2018, ku ai u detyrua t’i paguajë viktimës 200 mijë euro dëmshpërblim./IndeksOnline/