Rikthehet COVID në Bundesligë, shtyhet ndeshja Mainz-Dortmund

Janë rikthyer përsëri infektimet me Covid-19 në Gjermani.
19 raste të reja të infektuarisht te skuadra e Mainz, kanë bërë që ndeshja kundër Borussia Dortmund të shtyhet.
Lajmin është konfirmuar nga vetë klubi i Mainz, ku tregohet se 13 prej të infektuarve janë futbollistë. Pas kësaj, klubi gjerman kishte bërë kërkesë që ndeshja e radhës ndaj Dortmundit të shtyhet.
Kjo kërkesë e tyre është mirëkuptuar nga Federata e Futbollit të Gjermanisë dhe klubi i Borussia Dortmundit. Sot, klubi i Manizit bëri të ditur se kjo ndeshje do të zhvillohet më 16 mars.