75 Mall Live Search
09:26 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Rikthehet “Dora e Zotit”, futbollisti i skuadrës angleze shënon gol “alla” Maradona (VIDEO)

“Dora e Zotit” është rikthyer sërish në skenë, me golin e shënuar nga Pritchard që është quajtur si i rregullt dhe po bën bujë në mediat europiane.

Harry Pritchard ka kopjuar Diego Armando Maradonën dhe ka shënuar gol me dorë në Angli.

Pritchard shënoi në humbjen e Barnets 1-4 kundër Newport County në FA Cup. Mesfushori u shfaq duke grushtuar topin në portë ndërsa skuadra e tij ishte duke humbur 2-0.

Goli u akordua si i rregullt pavarësisht pamjeve që tregonin se Pritchard, 31 vjeç, përdori dorën për të drejtuar topin duke kaluar Nick Tounsend.