75 Mall Live Search
13:15 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rikthehet “Dua të të bëj të lumtur”, publikohet promo paralajmëruese

Emisioni me autore dhe moderatore, Arbana Osmani “Dua të të bëj të lumtur”, po rikthehet në ekran.

Pas përfundimit të sezonit të parë i cili rezultoi shumë i suksesshëm u përfol se nuk do të ketë një sezon të dytë, por tashmë është publikuar promo paralajmëruese, shkruan Indeksonline.

Ishte regjisori i emisionit, Eduart Grishaj ai i cili ka ndarë në Instagram videon në të cilën zbuloj se nga janari emision do të fillojë të shfaqet në Top Channel.

“Video e re, nga janari në Top Channel”, shkruan Grishaj.

Për më shumë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim startimin e “Dua të të bëj të lumtur” ./Indeksonline/