Rikthehet Fero: Tregoni koronës të më provon mua

Fero ka rikthyer llogarinë e tij të Instagramit e cila ditë më parë i ishte hackuar.
Pas kthimit të llogarisë, reperi i njohur ka ndarë menjëherë disa postime e si gjithmonë ka nxitur reagime.
Fero ka publikuar një video nga një koncert ku shihet duke dalur nga arkivoli për të performua në skenë.
“Unë jam kthyer, kallxoni koronës le te me provon mu”, ka shkruar Fero në mbishkrimin e videos.
Ndryshe, rikujtojmë që Fero kohë më parë ka publikuar albumin “Self Loyalty”./Indeskonline/