Rikthehet Ferran Torres, përfshihet në listën e Barcelonës për ndeshjen e sontme
Futbollisti i Barcelonës, Ferran Torres, ka kaluar probleme me lëndin në muskuj, që e pësoi javë më parë.
Sulmuesi spanjoll është paraqitur në stërvitje, derisa Barcelona ka njoftuar se ai ka marrë lejen mjekësore për të luajtur.
Pas kësaj, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka përfshirë Ferran Torresin në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e sotme në Champions, kundër Copenhagenit.
25-vjeçari po kalon një sezon fantastik, ka ka shënuar 14 gola deri tani./IndeksOnline/

