75 Mall Live Search
12:16 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rikthehet fruthi, OBSH-ja ia heq statusin Shqipërisë

Shqipëria ka humbur statusin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë si vend ku sëmundja virale e fruthit konsiderohej e eliminuar. Rastet e fundit të infektimit e kanë futur vendin në listën e shteteve të rrezikuara nga fruthi.

Së bashku me Shqipërinë, OBSH ia ka hequr statusin edhe Greqisë me Republikën Çeke, ndërkohë që Britania e Madhe e ka humbur statusin në fillim të muajit. Edhe SHBA rrezikon që të përfshihet në vendet të prekura nga virusi.

Raportimi i fundit në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë për sëmundjen e fruthit i përket janarit të 2019-ës. Deri në datën 22 Janar 2019 numri i të prekurve nga fruthi ishte 30 raste (pozitive). Rastet e konfirmuara i përkisnin kryesisht grupmoshës nën 2 vjeç.

Fruthi ose morbilli, e njohur edhe si e “keqja e vogёl”, ёshtё sёmundje ngjitёse virale, qё klinikisht përcillet me temperaturë tё lartё, me shenja tё shprehura katarrale dhe paraqitjen e ekzantemës nёpёr lёkurё dhe enantemёs nё mukoza. Fruthi zakonisht infekton moshat fёminore, por mund tё paraqitet edhe te tё rriturit. Fruthi pёrhapet pёrmes spërklave tё ajrit.