10:31 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / AR

Rikthehet fuqishëm Depp, do të luajë në filmin “Jeanne Du Barry”

Pasi fitoi gjyqin kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard, Johnny Depp do të rinisë punën si aktor.

Në imazhet e reja që janë publikuar së fundmi zbulohet se ylli i Holivudit do të jetë pjesë e filmit “Jeanne Du Barry”, i cili do jetë prodhim i kompanisë franceze, “Why Not Productions”, transmeton Indeksonline.

Depp është fotografuar me veshje mbretërore, një kapele të bardhë dhe flokë të bardhë të kaçurrela.

Ky rikthim vjen pas fitores së aktorit në gjyqin për shpifje në SHBA në fillim të këtij viti./Indeksonline/