Rikthehet futbolli kosovar, fillon ndeshja e parë gjysmëfinale

Pas më shumë se dy muaj është rikthyer futbolli kosovar.
Ndeshja e parë pas kësaj pauze është gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës në mes të Prishtinës dhe Drenicës.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” pa praninë e tifozëve.
Ky është hapi i parë i rikthimit, para fillimit të Superligës.
Kujtojmë se garat tjera përveç Kupës dhe Superligës janë anuluar të gjitha. /IndeksOnline/