11:37 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rikthehet grupi ‘Jonas Brothers’ pas gjashtë viteve!

Nick Jonas, Joe Jonas dhe Kevin Jonas kanë shkuar në Londër për ta kompletuar grupin dhe poashtu për ta përgaditur projektin e ri dhe një dokumentar.

Të tre vëllezërit janë parë në qytetin e Londrës duke kaluar kohë me njëri tjetrin e duke lënë fansat e tyre me veshët katër.

“Nuk është një sekret që gjërat nuk kanë shkuar mirë me vëllezërit kohëve të fundit mirëpo gjaku është më i trashë se uji dhe ata kanë shuar përçarjen e tyre gjatë viteve.Ky bashkëpunim do të jetë një nga ribashkimet më të mëdha në skenën muzikore.Pasi që ata kanë shijuar suksesin e muzikës solo , ata të gjithë mendojnë që tani është koha për tu kthyer së bashku”- tha një burimi i afërt me vëllezerit.

Jonas Brothers janë formuar në vitin 2005 dhe kanë arritur popullaritetin nga paraqitjet në kanalin televiziv  ‘Disney Channel’./Indeksonline/