Rikthehet “Kafeneja jonë”, nisin xhirimet
Seriali i njohur dhe i dashur vendor “Kafeneja jonë” po rikthehet dhe ky përbën një lajm të mirë për fansat e shumtë të këtij seriali.
Këtë e kanë bërë të ditur vetë faqja zyrtare e serialit, duke publikuar disa fotografi nga xhirimet e “Kafeneja jonë” festive 2020, shkruan Indeksonline.

Shumica nga figurat më të njohura që ishin pjesë e serialit, janë përsëri pjesë e projektit derisa do të ketë edhe prurje të reja.
Se çka na pret nga seriali i njohur pritet ta shohim! /Indeksonline/
