Rikthehet koronavirusi në Suharekë, sot dy të infektuar
Nga 21 rastet e reja me Covid-19 në Kosovë, dy prej tyre janë nga Komuna e Suharekës.
Sipas IKSHPK-së, rastet janë me vendbanim nga Bllaca dhe një në Suharekë, shkruan Indeksonline.
Kryetari Bali Muharremaj bën thirrje që të vazhdojmë me zbatimin e masave nga institucionet shëndetësore, që ta ndalojmë përhapjen e mëtejme të virusit.
Njoftimi i plotë i Muharremajt:
Sapo jemi informuar se i kemi 2 raste sërish me Covid-19 në Komunën tonë.
Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin e masave nga institucionet shëndetësore, që ta ndalojmë përhapjen e mëtejme të virus