15:48 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rikthehet kufizimi në një rajon të Gjermanisë për shkak të COVID-19

Gjermania njoftoi sot, për herë të parë, një rikufizim lokal lidhur me koronavirusin e ri, pas shfaqjes së një vatre kontaminimi në një thertore, ku janë zbuluar më shumë se 1.500 raste me COVID-19.

“Ne do të rikthejmë një kufizim në të gjithë rajonin e Güterslohit, që numëron rreth 360.000 banorë në perëndim të vendit”, theksoi për shtypin drejtuesi i rajonit të Rhenanie du Nord-Westphalies, Armin Laschet, shkruan TCH-ja.

Ky rikufizim, i parashikuar fillimisht deri më 30 qershor, do të rivendoset me kufizim të rreptë të kontakteve në mes të personave, mbylljen e bareve, kinemave, muzeve, ndalimin e aktiviteteve argëtuese në hapësirat e mbyllura.

“Restorantet do të mundë të qëndrojnë të hapura, por do të presin klientë vetëm nga e njëjta zonë”, theksoi Lascheti, pasardhësi potencial i Angela Merkelit dhe kandidat për drejtimin e partisë së tyre Unioni Kristian-Demokrat (CDU).