Rikthehet Lindon Berisha, së shpejti publikon këngën “Ëndërr” duet me Luiz Ejllin

Artisti i njohur Lindon Berisha ka paralajmëruar rikthimin e tij në skenën muzikore, pas një pauze disa vjeçare.
E këtë rikthim ai nuk do ta bëjë vetëm , pasi po vjen në bashkëpunim me artistin Luiz Ejlli, që pritet të pushtojnë skenën shqiptare.
Lindoni dhe Luizi po sjellin këngën “Ëndërr” e që sipas paralajmërimit në Instagram, është ripërpunim i këngës së babait të tij të ndjerë, Agron Berishës.
Kënga është vizualizuar me videoklip nga produksioni “A Film by Ideal” dhe “Rilindi”, teksa lansimi i projektit do të ndodh së shpejti.