12:49 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rikthehet Mandzukic, “Zonja e Vjetër” rifillon me 5 yje ndaj Interit

Fundjava nën shenjën e supersfidës Juventus-Inter. “Zonja e Vjetër” është gati të veshë fustanin e galasë. Gjatë kësaj përplasjeje të ethshme për kreun e Seria A, në fakt, Allegri duket se ka për qëllim të “ringjallë” 5-yjet, që në kampionat nuk e njohin humbjen nga 19 nëntori i kaluar në Genoa, por kur Dybala u largua nga pankina. Moduli, që në realitet tashmë është përdorur të martën në Athinë, përfshin në 11-she edhe Mario Mandzukic në vend të Douglas Costa. Në portë, pothuajse me siguri, rikthehet Buffon, i cili në Athinë u zëvendësua nga Szczesny.
Në mbrojtje, së bashku me Benatia, do të kthehet Chiellini. Në mesfushë, së bashku me Khedira, do të kthehet Pjanic. Dyshimi ka mbetur mes Asamoah dhe Alex Sandro, me të parin të preferuarin e Allegrit. Praktikisht, të sigurtë për një fanellë titullari në fazën ofensive janë Cuadrado, Dybala dhe Higuain. Gjithmonë kjo, nëse në fund, Allegri nuk vendos të fusë një mesfushor shtesë dhe të shkojë në një modul 4-3-2-1. Në atë rast, kandidati për të bërë vend për Matuidin do të ishte vetëm Cuadrado, me Dybala dhe Mandzukic pas Higuain.