75 Mall Live Search
16:32 / E Hënë, 24 Mars 2025 / L A

Rikthehet Martinez nga lëndimi, mund të startojë ndaj Osasunës

Barcelona u godit me lëndimet e dy mbrojtësve të tyre kryesorë si Pau Cubarsi dhe Inigo Martinez.

Por lëndimi i këtij të fundit duket se nuk ishte lëndim i rëndë, pasi që është parë duke u stërvitur me Barcelonën.

Martinez, kishte pësuar një lëndim në muskuj gjatë ndeshjes kundër Atletico Madridit dhe si pasojë e kësaj ishte detyruar të tërhiqej nga grumbullimi me kombëtaren e Spanjës.

Këtë sezon Martinez, ka bërë 34 paraqitje me Barcelonën dhe ka shënuar 3 gola dhe 5 asistime./IndeksOnline/