75 Mall Live Search
11:16 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / B O

Rikthehet “Mbretëresha e shpejtësisë”

Shumë shpejt do të kthehet në treg “Suzuki Hayabusa”, motori ikonë i shpejtësisë, që detyroi markat japoneze që të vetëkufizojnë prodhimet e tyre deri në 300 km/h. Prezantimi i këtij motori parashikohet që të ndodhë në fillim të shkurtit.

Suzuki Hayabusa “lindi” në vitin 1999 për të rivalizuar “Honda SuperBlackbird” dhe “Kawasaki Ninja ZX-12R”, ndërsa sot, ky motor do të kthehet me qëllimin e vetëm për të rimarrë fronin e motorit më të shpejtë në botë.

“Suzuki” publikoi një video të shkurtër në rrjetet sociale, ku, pavarësisht se tregoi shumë pak nga mjeti i ri, zhurma e motorit të tij në shpejtësi maksimale bën të qartë se bëhet fjalë për diçka unike.