75 Mall Live Search
23:57 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Rikthehet mikesha tradhtare e Kylie Jenner, ka një porosi

Javë më parë një skandal tjetër preku familjen e famshme Kardashian-Jenner.

Ish të dashuri i Khloe Kardashian e tradhtoi nënë e vajzës së tij me mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Ëoods, shkruan Indeksonline.

Derisa Khloe ka shkëputur çdo kontakt me ish partnerin, Tristan Thompson edhe Jordyn është përjashtuar nga shoqëria e vajzave të famshme.

Por, pas një pauze që bëri ajo në rrjetet sociale pas tradhtisë ajo është rikthyer në ‘Instagram’.

Ajo ka publikuar disa ‘selfie’ në të cilat ka përcjellur një porosi.

“Nëse po lexoni këtë, do të thotë se Zoti ju ka dhënë një tjetër shans për t’u zgjuar, për të qenë mirënjohës dhe një version më i mirë i vetes se dje” ka shkruar ajo./Indeksonline/