75 Mall Live Search
14:39 / E Hënë, 04 Maj 2020 / indeksADMonline

Rikthehet në ekran ‘Portokalli’, ja kur nis transmetimi

Emisioni historik i humorit dhe shumë i dashur për publikun, “Portokalli” në mars e ndërpreu transmetimin, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë më në fund programi do të rikthehet dhe lajmin e bukur e kanë dhënë aktorët dhe moderatorja, Xhemi Shehu.

Portokallia do të rikthehet në ekran këtë të diel.

“Lajmi më i bukur i këtyre kohëve, të dielën rifillon PORTOKALLI!”, shkruan Florjan Binaj krah fotos ku shfaqet me Xhemin, Marin Orhanasin dhe Albana Perhatin.