Rikthehet në shtëpinë e tij të dytë, Messi viziton “Camp Noun” e ri
Barcelona po shkon drejt rikthimit në folenë e vet.
Pas dy vjetëve punime, Barça pritet që gjatë këtij viti do të luajë në stadiumin e vet, ku edhe kishte mbajtur një stërvitje speciale aty.
Por një video e qarkulluar në rrjetet sociale, tregon legjendën e Barcelonës, Lionel Messin, i cili vizitoi stadiumin e ri të Barçës pa u vënë re nga fansat.

“Mbrëmë u ktheva në vendin që më mungon me shpirt. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur. Shpresoj që një ditë të mund të kthehem dhe jo vetëm për të thënë lamtumirë si lojtar, siç nuk do të mund ta bëja kurrë”, deklaroi Messi.
“La Pulga”, fokusin e tij e ka në MLS me Inter Miamin ku të cilët gjenden në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore./IndeksOnline/

