10:32 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Rikthehet në vendlindje, Emina Çunmulaj publikon imazhe nga fshati ku u lind!

Ajo  bën një jetë luksoze në Amerikë, por herë pas here nuk lë anash as vizitat në vendlindje.

Modelja shqiptare nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj  ka treguar se po qëndron në fshatin ku është lindur dhe nga atje ka publikuar imazhe nga oborri i shtëpisë, shkruan Indeksonline.

“Kjo është ajo që unë e quaj paqe” ka shkruar modelja në njërën nga videot.

Emina asnjëherë nuk e ka harruar prejardhjen e saj dhe vazhdimisht tregon se sa krenare është për vendin nga vjen.

Modelja e njohur është e martuar me miliarderin izraelit, Sam Nazarian me të cilin ka dy vajza./Indeksonline/