75 Mall Live Search
10:54 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / S Z

Rikthehet ngrohja në Dardani, Osmani: Jemi të përkushtuar për të ofruar shërbim cilësor

Pas një rrjedhje të gypit furnizues në rrjetin primar të ngrohjes në Lagjen Dardania në Prishtinë, është ndërprerë furnizimi me ngrohje. Por pas intervenimit të ekipeve ngrohja është rithyer pas orës 02:10.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnkik Osmani i cili ka thënë se janë të  përkushtuar për të ofruar shërbim cilësor.

“Pas një rrjedhje të gypit furnizues në rrjetin primar të ngrohjes, ekipet tona krijuan kushtet për intervenim dhe pas orës 02:10 rikthyem ngrohjen në këtë pjesë!  Të përkushtuar për të ofruar shërbim të mjafutueshëm e cilësor dhe të vetëdijshëm se avari të tilla teknike mund të ndodhin – andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të Prishtinës!  Ekip i jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Osmani në facebook.