75 Mall Live Search
15:18 / E Diele, 13 Prill 2025 / L A

Rikthehet Olmo, pritet të startojë ndaj Dortmundit

Një lajm i mirë për tifozët e Barcelonës dy ditë para ndeshjes ndaj Dortmundit.

Ylli i Barçës, Dani Olmo është rikthyer nga lëndimi që kishte pësuar ndaj Osasunës gjatë muajit të kaluar.

Olmo, është parë gjatë ditës së sotme duke u stërvitur me skuadrën.

Madje spanjolli me shumë gjasë mund të startojë ndaj Borussia Dortmundit në ndeshjen e kthimit të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Barcelonës, do të zhvillohet të martën në “Signal Iduna Park”, në orën 21:00./IndeksOnline/