Rikthehet pas 7 vjetësh njëri nga aktorët më të famshëm, merr role në dy filma!

Aktori i njohur Daniel Day-Lewis i rikthehet aktrimit pas një pauze shtatëvjeçare. Ai mori një rol në filmin “Anemone”, i cili u drejtua nga djali i tij Ronan Day-Lewis.
Përveç Day-Lewis-it, Sean Bean, Samantha Morton, Samuel Bottomley dhe Safia Oakley-Green do të luajnë role në film dhe filmi është prodhuar nga Focus Features dhe Plan B.

“Ne jemi të emocionuar që po punojmë me artistin vizual të jashtëzakonshëm Ronan Day-Lewis në filmin e tij të parë artistik, së bashku me bashkëpunëtorin e tij krijues Daniel Day-Lewis.Së bashku ata kanë shkruar një skenar të jashtëzakonshëm dhe ne presim të sjellim vizionin e tyre të përbashkët për audiencën, në bashkëpunim me ekipin në kompaninë Plan B”, tha presidenti i Focus Features, Peter Kujawski .
Aktori është filmuar së fundmi në xhirimet e një tjetër filmi. Bëhet fjalë për një projekt të quajtur “Avelyne”.
Daniel tha në vitin 2017 se vendimi i tij për të lënë aktrimin ishte i papritur. Aktori tha se ai “as që e dinte se do ta ndalonte aktrimin” përpara se të xhironte filmin e tij të fundit, Phantom Thread./Indeksonline/