14:16 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rikthehet pas shumë vitesh, këngëtarja shqiptare publikon projektin e ri muzikor

Ka kohë që i ka munguar skenës së muzikës në vend, duke mos publikuar projekt të ri prej vitesh.

Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Rexhepi e cila së fundi ka publikuar një “cover” të përmbledhura me këngë të dashurisë.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Gimme ur love”, e publikuar në vitin 2017.

Pas një pauze të gjatë, Dafina është gati për rikthim në muzikë. Projekti i saj i ri tashmë gjendet në “Youtube”./Indeksonline/