75 Mall Live Search
13:38 / E Hënë, 09 Mars 2026 / H F

Rikthehet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë

Rreth orës 12:35, është rikthyer qarkullimi i automjeteve në dalje të PKK Jarinjë, pas përfundimit të punimeve nga kompania për mirëmbajtjen e rrugëve nga Serbia, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, është krijuar kolona prej 1.500 metrash, ku pritja për automjetet arrin deri në dy orë.

Qytetarët mund të marrin informacion shtesë nga QKMK-ja në numrat: 045198000, 045198606 dhe 080050095.