75 Mall Live Search
17:55 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rikthehet qarkullimi pranë tunelit të Kërrabës, pas aksidentit ku u përfshinë 9 vetura

Është rikthyer normaliteti dhe qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë tunelit të Kërrabës.

Qarkullimi i mjeteve ishte paralizuar dhe devijuar përkohësisht si pasojë e një aksidenti masiv, ku u përfshinë 9 automjete dhe radha e automjeteve në afërsi të tunelit arriti në rreth 1 km.

Ne segmentin pranë tunelit u aktivizuan shërbimet zjarrfikëse, borëpastrueset dhe makinat e hedhjes se skorieve dhe kripës pasi mbi rruge ka renë dëborë rreth 5 cm.