75 Mall Live Search
23:57 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rikthehet ‘Rambo’, zbulohet data e lansimit

Filmi i njohur ‘Rambo’ po rikthehet për një seri të fundit.

Aktorin e njohur, Sylvester Stallone do ta shohim edhe një herë në rolin e John Rambo i cili do të lansohet në kinema këtë vit, shkruan Indeksonline.

Filmi ‘Rambo:Last Blood’ do të lansohet me 2o shtator të këtij viti dhe pritet të bëjë një debutim të madh për shkak të suksese në të kaluarën.

Filmi do të vije me regji të Adrian Grunberg dhe skenar të Matt Cirulnick.

Kujtojmë që Stalone së fundi ka luajtur rolin e John Rambo në ‘Rambo’ të vitit 2008 i cili grumbulloj mbi 113 milionë në arkat filmike./Indeksonline/