Rikthehet Rashica, starton ndaj Dortmundit
Milot Rashica i është kthyer përfundimisht fushave të blerta pas lëndimit që e pësoi duke mbetur jashtë për disa javë.
Ai do të startojë sot për Werder Bremen në ndeshjen derbi ndaj Dortmundit që zhvillohet me fillim nga ora 18:30.
Reprezentuesi kosovar kishte qenë pjesë e ekipit edhe në ndeshjen e kaluar por nuk u inkuadrua fare, duke e ruajtur për këtë ndeshje të vështirë, shkruan Indeksonline.
Këto janë formacionet zyrtare të të dyja ekipeve:

