75 Mall Live Search
22:38 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / V R

Rikthehet Rina Balaj, vjen “Zjarr” në projektin e ri!

Rina Balaj pas shumë muajsh është rikthyer me një projekt të ri muzikor të cilin ka kohë që e ka paralajmëruar.

Kënga mban titullin “Zjarr” dhe erdhi e shoqëruar bashkë me një videoklip unik, në të cilin Rina erdhi më në formë se kurrë më parë.

Me një stil të veçantë në veshje, flokë ngjyrë portokalli, Rina duket se është gati të “pushtojë” përsëri skenën e muzikës.

Projekti tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në Youtube, e që padyshim do të pritet mirë nga adhuruesit e saj./Indeksonline/