Rikthehet Superliga e Kosovës – Drita dhe Gjilani, punë të lehtë në letër

Superliga e Kosovës sot do të vazhdojë ndeshjet e javës së 26-të.
Tri ndeshjet që do të luhen sot, do të fillojnë nga ora 16:45, transmeton Indeksonline.
Dy skuadrat nga Anamorava, Drita dhe Gjilani sot pritet të kenë ndeshje të lehta.
Drita do të jetë mysafire e skuadrës së parafundit në tabelë, Vushtrrisë që duket se janë dorëzuar për mbetjen në Superligë.
Gjilani udhëton në Klinë ku do të ketë punë me Dukagjinin, i cili në rast se humb sot, bie matematikisht nga liga.
Ndeshja më interesante prite të zhvillohet në Mitrovicë. Trepça 89 do të luajë me Flamurtarin. Dy skuadrat po kërkojnë që të mbijetojnë në Superligë.
Me një fitore Flamurtari, do të bënte një hap të madh për të mbetur në Superligë, kurse 89-a me fitore do t’i ofrohet në dy pikë Flamurtarit./Indeksonline/