08:40 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Rikthehet Superliga e Kosovës, dy ndeshje interesante

Sot fillon java e 14-të e Superligës së Kosovës.

Gjatë ditës së sotshme do të zhvillohen dy ndeshje nga ora 13:00, që do të transmetohen në ArtMotion transmeton Indeksonline.

Arbëria do të ketë punë me Gjilanin. Skuadra nga Lipjani është duke pasur krizë të rezultateve ku në 5 ndeshjet e fundit e ka vetëm një fitore. Kurse në anën tjetër, Gjilani në 5 ndeshjet e fundit ka 4 fitore dhe një barazim.

Në ndeshjen tjetër, Kampioni i Kosovës, Drita do të ketë punë me Feronikelin. Skuadra nga Gjilani është duke kaluar në formë të mrekullueshme, kurse Feronikeli po vazhdon të jetë në krizë./Indeksonline/