11:04 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rikthehet Superliga e Kosovës – mesfushori i Llapit thotë se s’i zihet besë skuadrës së fundit në tabelë

Sot rikthehet në aksion Superliga e Kosovës me ndeshjen Llapi-Dukagjini. Dy skuadrave iu duhen pikët, Llapit për të luftuar për kualifikim në Gara Evropiane, kurse klubit nga Klina për mbijetesë në Superligë.

Megjithëqë Dukagjini nuk ka pasur rezultate aspak të mira këtë sezon, mesfushori i Llapit, Arbnor Ramadani mendon se skuadra e tij duhet të tregohet e kujdesshme pasi Dukagjini ka individë të rrezikshëm.

Në një prononcim për Sportin në Indeksonline, Ramadani tha se skuadra e tij është e përkushtuar për t’i realizuar objektivat e saj, plasmanin në garat evropiane.

Image may contain: 2 people, including Arbnor Ramadani, people playing sports and outdoor

“Po është e vërtetë qe sot rikthehemi ne fushën e lojës pas asaj pauze te gjatë, për shkak të pandemisë. Jemi të përgatitur për këtë duel dhe synojmë̈ që të marrim maksimumin e pikëve, por duhet pasur kujdes të shtuar dhe ta marrim ndeshjen me seriozitetin më të madh. Dukagjini ka individë̈ të dalluar, prandaj ne do duhet të tregohemi të kujdesshëm. Por, gjithsesi objektivi ynë̈ nuk ndryshon asgjë̈ dhe presim që t’i arkëtojmë pikët e plota në ‘Zahir Pajaziti’.”, u shprehë fillimisht 26 vjeçari.

“Objektivat e Llapit nuk kanë ndryshuar. Ne jemi të përkushtuar për t’i realizuar ato. Nuk kemi ndonjë̈ presion të madh, ndaj do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe do të mundohemi të nxjerrim maksimumin e pikëve”, shtoi mesfushori i Llapit.

Image may contain: 3 people, including Arbnor Ramadani, people playing sports, people standing and outdoor

Ndërkaq, Ramadani tha se shpreson që mos të ketë lëndime serioze në gjirot e ardhshme.

“Sa i përket përgatitjes fizike besoj qe ka ndikuar mjaft shumë tek lojtarët  mirëpo duhet patjetër të vazhdojmë,  shpresojmë qe mos të ketë lëndime serioze e t’i kalojmë këto gjiro si duhet”, u shprehë ai.

Në fund, Arbnor Ramadani foli për të ardhmen e tij, ku u shprehë se për momentin është i fokusuar tek Llapi.

“Sa i përket të ardhmes time jam i fokusuar maksimalisht me Llapin, e me vonë do shohim për te ardhmen, ka ende kohë”, përfundoi Ramadani. /Indeksonline/