15:30 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rikthehet Superliga, formacionet zyrtare të ndeshjes Llapi-Dukagjini

Superliga e Kosovës rifillon sot sezonin 2019/2020, pas ndërprerjes që ishte shkaktuar në mesin e muajit mars nga pandemia COVID-19.

Ndeshja e parë e fazës së fundit në Superligën e Kosovës, është ajo mes Llapit dhe Dukagjinit, që luhet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Tashmë të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të nisin ndeshjet.