75 Mall Live Search
17:30 / E Diele, 15 Mars 2026 / AR

Rikthehet vëmendja, Xheneta tregon mbështetje për Gjestin

Pas arrestimit të Gjestit, përveç artistëve e kolegëve të artistit që i dolën në mbështetje, edhe Xheneta Fetahu vendosi ta përkrah publikisht.

Në Instastory ka ndarë një postim të labelit Three60, ku shkruhej: “#MEGJESTIN – Darkness Can’t Beat COLOR”, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tyre në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova, dyshja kanë qenë në një lidhje, e cila ishte ndër më të përfolurat e sezonit.

Kujtojmë që Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të caktojë masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Besart Kelmedi – Gjestit i cili dyshohet për kryerjen e tri veprave penale.

Ai dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Indeksonline/