09:44 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Rikthehet Vesa Luma, sot publikon projektin e ri

Këngëtarja, Vesa Luma vitet e fundit nuk ka qenë aktive me projekte muzikore.

Përkundër kësaj, ajo nuk e ka lënë anash muzikën. Sot ajo publikon projektin e ri ‘Spaska qene e shkrume”. Projekti publikohet në ora 18:00.

Vesa Luma përveç që nuk ka qenë aktive në skenën muzikore ajo ishte larguar edhe nga Kosova për një kohë.

Projekti i fundit i këngëtares ka qenë ‘Ti zemra ime’ në bashkëpunim me Ervin Gonxhin. Ky projekt u lansua vitin e kaluar./Indeksonline/