21:58 / E Diele, 16 Qershor 2019

Rikthehet Vig Poppa me “Haram”, bashkëpunon me Don Phenom

Vig Poppa dhe Don Phenom i kanë bashkuar forcat në projektin e ri, të cilin e kanë titulluar “Haram”.

Ky projekt e rikthen përsëri në skenë antarin e KAOS, Vig Poppa i cili kishte kohë që nuk kishte publikuar ndonjë këngë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa Don Phenom është ndër reperë më aktiv kohët e fundit, duke sjellë këngë gati çdo javë. Producent i këngës është “Cekicbeatz”, ndërsa teksti është shkruar nga vetë reperët. /Indeksonline/