Rikthejini ‘lavdinë’ kaçurrelave; Pas këtyre këshillave e sigurt që nuk do i drejtoni më kurrë
Kaçurrelat duket se janë bekim dhe ‘mallkim’ në të njëjtën kohë e shumë femra mund ta gjejnë veten në këto fjalë. Shumë do të donin t’i kishin flokët kaçurrela, por kush i ka nuk i do ! Kjo ndodh vetëm se kaçurrelset bëjnë shumë gabime kur kujdesen për flokët dhe këto gabime bëjnë që flokët të duken të shpupuritura, pa volum e të thata. Më poshtë do të lisotjmë të gjitha gabimet që duhen shmangur në mënyrë që ju t’i doni sërisht kaçurrelat tuaja.

Zgjidhni shampon e duhur
Procesi i stilimit të kaçurrelave fillon që në dush. Sigurohuni që shampoja të jetë pa sulfate dhe e pasur me minerale e vitamina të rëndësishme për flokët.
Aplikojeni zbutësin me duar dhe masazhoni skalpin e kokës pëe rreth 5 minuta.
Qëndroni larg produkteve me silicon. Ndonëse qëllimi i këtyre të fundit është të shkëlqejë flokët, këto produkte do të prishin kaçurrelat tuaja.
Mos i krihni shumë shpesh. Pyetja më bezdisëse që mund t’u behet kaçurrelseve është : Përse nuk i kreh flokët? Epo mjaft e bëtë këtë pyetje pasi kaçurrelset duhet t’i krehin flokët vetëm në dush. Nëse flokët kaçurrela krehen në të thatë atëherë ato do të shdnërrohen në një krifë luani.
