75 Mall Live Search
10:19 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rikthehet IPKO Superliga, Llapi sot para enigmës “KEK”

Rikthehet pas një pauze të gjatë dimërore IPKO Superliga e Kosovës, që këtë fundjavë luan javën 18-të, e cila çelet sot me sfidën e orës 13:30, KEK-u – Llapi.

Skuadra nga Podujeva, e cila është forcë e tretë e kampionatit dhe me shanse reale për të rivalizuar për titullin (5 pikë më pak se Prishtina kryesuese) është para një prove që mund të ketë shumë të panjohura, pasi KEK-u, që mbyll klasifikimin me vetëm 1 pikë në 17 javë është riformatuar nga e para, duke premtuar se do ta respektojë deri në fund kampionatit, pa toleruar askënd.

Në krye të ekipit është Alban Dragusha, një ish-mbrojtës, tepër i vlerësuar në futbollin kosovar, KEK-u në pjesën e dytë të kampionatit do të jetë “arrë e fortë” për secilin kundërshtar, pavarësisht nëse do të luajë në Obiliq si vendas apo në qytetet e tjera si mysafir.

Të shtunën do të zhvillohen tre takimet e radhës, Ferizaj – Trepça ’89, Ballkani – Drenica dhe Drita – Gjilani. Derbi i Anamoravës ka vëmendje të veçantë, madje për arsye sigurie u afrua të shtunën (ishte parashikuar të dielën në të njëjtën orë).

Java e 18 mbyllet të dielën me dy takime, me protagoniste ekipet kryesuese. Prishtina do të luajë në “Fadil Vokrri” me Flamurtarin, ndërsa Feronikeli do të jetë mysafir në fushën e Lirisë së Prizrenit.

Java 18

Sot (ora 13:30)

KEK-u – Llapi

16.02.2019 (ora 13:30)

Ferizaj – Trepça ’89

Ballkani – Drenica

Drita – Gjilani

17.02.2019 (ora 13:30)

Flamurtari – Prishtina

Liria – Feronikeli