75 Mall Live Search
21:17 / E Premte, 13 Gusht 2021 / OSH

Rikthim i fuqishëm i La Ligas/ Në 10 minutat e para të ndeshjes Valencia-Getafe gjyqtari jep penalti dhe karton të kuq

La Liga ka filluar sezonin e ri me ndeshjen Valencia Getafe.

Në këto momente është duke u zhvilluar minuta e 10-të dhe rezultati është 1:0 për Valencian, transmeton Indeksonline.

Por, në këto 10 minuta në qendër të vëmendjes ishte gjyqtari, Mazano. Ai në minutën e 5-të dha karton të kuq për lojtarin e Valencias, Gullamon pas një ndërhyrje të ashpër.

Kurse, në minutën e 10-të akordoi penalti për Valencian, të cilën në gol e konkretizoi Carlos Soler.

Rezultati momental është 1:0./Indeksonline/