75 Mall Live Search
10:00 / E Hënë, 19 Maj 2025 / AR

Rikthim i shumëpritur, këngëtarja del në skenë pas gati dy dekadash

Jessica Simpson është rikthyer në skenë për herë të parë pas gati dy dekadash.

Të dielën në mbrëmje (18 maj), këngëtarja 44-vjeçare bëri paraqitjen e saj të parë televizive pas 15 vjetësh, duke performuar gjatë finales së sezonit të 23-të të American Idol, transmeton Indeksonline.

Ndërsa ishte në skenë, Jessica performoi këngën e saj të re “Blame Me” përpara se t’i bashkohej Josh King-u, i cili ishte eliminuar më parë në sezonin e 23-të.

Prezantuesi Ryan Seacrest konfirmoi se performanca, e cila mori duartrokitje në këmbë nga gjyqtarët Luke Bryan , Carrie Underwood dhe Lionel Richie, ishte “paraqitja e parë televizive” e Jessica -s në këta 15 vjet./Indeksonline/