20:29 / E Martë, 12 Shtator 2023 / C E

Rikthim spektakolar i Shqipërisë, kosovari bëhet hero

Shqipëria ka shënuar fitore të madhe në kualifikimet për kampionatin evropian U21.

Kuqezinjtë kanë mposhtur me përmbysje Rumanin me rezultat 3-2 në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit E.

Gramani dhe Manteanu shënuan dy golat për rumunët në minutat 47-të dhe 58-të.

Ndërsa për Shqipërinë golat i realizoi Shpendi (63’), Berisha (71’) dhe Pajaziti (88’).

Me këtë fitore, Shqipëria është e para në grup me 6 pikë, e ndjekur nga Zvicra dhe Mali i Zi me nga 3 pikë. /IndeksOnline/