12:09 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Rikthimi i 5-shes së famshme, Pussycat Dolls

Mund të konsiderohet si një nga rikthimet më të fuqishme në muzikën ndërkombëtare. Grupi i pesë vajzave të “Pussycat Dolls”-it do të ngjitet sërish në skenë.

“The Sun” shkruan se vajzat e famshme janë shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje për të siguruar një të ardhme afatgjatë në muzikë. Kjo do të thotë se grupi legjendar i vajzave, me në krye Nicole Scherzingerin, do të vijnë shumë shpejt me projekte të reja.

Një rikthim të tillë, Nicole e kishte paralajmëruar që në vitin 2019 ku të pestat do të realizonin edhe një turne, por pandemia e Covid-19 bllokoi çdo gjë dhe për këtë arsye kjo gjë u la pezull.

Sipas “The Sun”, “Pussycat Dolls” në të ardhmen do të sjellë bashkëpunime me yje ndërkombëtarë. Gjithashtu ato janë në bisedime me kompaninë që menaxhon Madonnan dhe Britney Spearsin, Maverickun si edhe disa firma të tjera mjaft të njohura.

“Pussycat Dolls”-i u themelua më 1995 në Los Angelos dhe përgjatë gjithë viteve është nderuar me çmime prestigjioze si “MTV Mucis Awards” për videoklipet më të mira, Çmimi i Muzikës Aziatike (Mnet) për Artistin më të Mirë Ndërkombëtar, etj.