18:52 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rikthimi i Arbër Zenelit në fushën e blertë, pas 8 muajve

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli është rikthyer në fushën e gjelbër pas 8 muajve.

Kësaj here, Zeneli ka luajtur me skuadrën e dytë të Reims.

Ndeshja përfundoi pa gola, ndërsa futbollisti mitrovicas luajti 45 minuta, duke e lënë anash lëndimin e rëndë që e kishte pësuar.

Zeneli është duke u riaftësuar dhe me 7 mars pritet të grumbullohet me skuadrën seniore të Reims.